Këngëtarja e famshme largohet papritur nga muzika, arsyeja do t’ju emocionojë

Ajo është një nga këngëtaret e famshme, suksesi dhe talenti i të cilës i ka rezistuar kohës duke qenë gjithnjë e suksesshme me projektet që sjell. Pink ka qenë së fundmi e pranishme në eventin “Country Music Awards” së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, këngëtarja ka rrëfyer papritur se ka ndërmend të largohet nga muzika për një kohë të pacaktuar dhe arsyeja është shumë domethënëse për të. Ajo do që t’i përkushtohet plotësisht familjes.

Pink-3

Gjithashtu Pink tregoi se pas dy vitesh pune intensive, ka ardhur koha tashmë që ajo ti dedikohet fëmijëve ndërkohë që bashkëshorti i saj do t’i dedikohet karrierës.

“U bënë dy vite e gjysmë me regjistrime dhe turne dhe Ëilloë është rikthyer në shkollë, ndërsa Jameson do të jetë parashkollor së shpejti, prandaj ky është viti i familjes. Carey ka gjithashtu shumë gjëra për të bërë. Ai më mbështet shumë. Më ndjek rreth botës dhe tani është radha e tij”, është shprehur këngëtarja.

Kënga e saj e fundit “Hurts to be human”, në bashkëpunim me Khalid, rezultoi mjaft e suksesshme.