Këngëtari shqiptar u bë shkak që i ati të hiqte dorë nga muzika: U largova që t’i lija vendin…

Babai i këngëtarit të njohur, Lind Islami, Bedri, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Soiree”. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Bedri është këngëtar dhe emrin e tij e mban hiti “Gocë pejane”.

Lind-Islami-2

Gjatë bisedës në studion e emisionit “Soiree”, ai rrëfeu se pikërisht Lindi ishte bërë shkak që ai të largohej nga muzika.

Bedri tha se kur Lindi u ngjit në skenën e “The Voice”, ai hoqi dorë nga muzika për t’ia lënë vendin të birit.

Lind-Islami-3

Më pas këngëtari i njohur  u vu edhe përballë një vendimi të vështirë. Bedri i duhej që të zgjidhte se kush është këngëtar më i zoti, Lindi apo partnerja e tij, Venera Lumani.

“Tani të them të vërtetën, kur kanë shkuar në fianlen e “The Voice”, i kam thënë: ‘Lind mos u dëshpëro, do kesh një  karrierë të gjatë përpara, por kjo do ta zërë vendin e parë. Venerën e konsideroj si vokal shumë të mirë, një ndër vokalet më të mira”, tha Bedri Islami në “Soiree”.