Wedding Story

Këngëtari shqiptar martoi të bijën, ja momenti emocionues nga dasma që përloti të gjithë (FOTO)

Stefi-1

buy priligy in india online neurontin 100mg cap parke dav Vajza e këngëtarit të njohur, Stefi Prifti, i ka dhënë fund beqarisë. Maria ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj disavjeçare me Gëzim Meta.

Në dasmë, ajo kishte të pranishëm edhe personazhe të njohur të ekranit shqiptar, të cilët kanë publikuar në rrjetet sociale momente nga dita e saj e veçantë.

Stefi-2

Një e ftuar ishte edhe stilistja Enada Atnikolla, e cila ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një nga momentet më emocionuese të dasmës.

Stefi-3

Motra e Marias dhe babai Stefi, e kanë surprizuar atë duke i kënduar një këngë dedikuar motrës kur bëhet nuse. Kjo e fundit duket se nuk i ka mbajtur dot lotët dhe të gjithë të pranishmit janë përlotur bashkë me të.

https://www.instagram.com/p/B2O0NGuBHlg/?utm_source=ig_embed

“e mija ju , na kenaqet e na emocionuat aq shume , ju motrat e pandara ! Ju dua shume Joana e Maria ! Gjithe te mirat e kesaj bote ju uroj me shpirt ❤️❤️!”, shkruan Enada krahas videos.

Stefi-4

Pak ditë më parë “Panorama Plus” zbuloi e para lajmin se Maria po martohej, ndërkohë që  Stefi na prezantoi edhe me dhëndrin, një artist shumëdimensional, piktor, këngëtar dhe aktor, Gëzim Meta.