Këngëtari i famshëm është penduar që u martua me Hailey Baldwin?

Këngëtari i famshëm, Justin Bieber, duket se është penduar për martesën me modelen e njohur, Hailey Bieber.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo pendesë vjen pasi këngëtari e mori vendimin për t’u martuar në një moment kur ishte i rënduar psikologjikisht.

“Justin nuk di c’të mendojë. Ai po mendohet mirë për martesën me Hailey. Gjatë periudhës që ata u martuan ai ka qenë shumë i ngarkuar psikologjikisht, dhe tani nuk është më i sigurt nëse dëshiron të vazhdojë me Haileyn apo jo”, thotë një burim.

Gjithashtu thuhet se Justin dhe Hailey kanë nisur debatet në publik dhe se kjo lidhet me mosbesimin mes tyre.

Por deri tani as këngëtari dhe as modelja nuk kanë reaguar rreth këtyre lajmeve, duke mos konfirmuar nëse është e vërtetë apo jo.