Kendall Jenner zbulon ligën e basketbollistëve që ka pasur lidhje

Kendall Jenner mund të jetë një nga supermodelet më të famshme dhe të paguara, por përsa i përket jetës së saj private, askush nuk di asgjë konkrete, përveç spekulimeve. Së fundmi, një fans i basketbollit ka publikuar një foto në ‘Twitter’ ku ka ironizuar dhe Kendall Jenner, duke shkruar “5 basketbollistët me të cilët Kendall Jenner ka pasur lidhje.

20190716_201241

Kjo është një skuadër ‘playoff’”. Postimi fliste për 5 basketbolistë: Ben Simmons, Blake Griffin, Jordan Clarkson, Kyle Kuzma, D’Angelo Russell. Ky postim mesa duket e ka irrituar supermodelen dhe ajo ka vendosur të reagojë duke e sqaruar njëherë e mirë situatën. “2 nga këto të 5, faleminderit”, ka shkruar Kendall. Kjo është hera e parë që Kendall pranon publikisht diçka në lidhje me jetën e saj private, por duket se ajo nuk ka ndërmend të lërë kritikuesit të spekulojnë gjëra të pavërteta për të, shkruan Who.