“Kemi nisur të çmendemi, nuk është situatë e lehtë”- Modelja shqiptare zbulon gjestin human të bashkëshortit të saj miliarder për 15 mijë punonjësit e tij

Emina Cunmulaj dhe dy vajzat e saj prej 2 javësh e gjysmë janë izoluar në shtëpinë e saj në SHBA për shkak të koronavirusit.

Modelja e njohur shqiptare tha se vendosi të izolohej vullnetarisht për shkak se vajza e saj e vogël ka probleme me temperaturën.

“Jemi mbyllur në shtëpi prej 2 javë e gjysmë, unë dhe dy vajzat e mia sepse bashkëshorti ka nevojë të dali jashtë. Jam mbyllur vullnetarisht vetë, kam dy vajzat e vogla, njëra është 4 dhe tjetra 2 vjeç. Vajza e vogël ka pak probleme me temperaturën. E ndalova vajzën e madhe të shkojë në shkollë dhe kam qëndrova në shtëpi. Kemi nisur të bëhemi të çmendur. Nuk është situatë e lehtë. Do e kalojmë edhe këtë. Zoti na ka dhënë fuqinë të kalojmë vështirësi edhe më të mëdha se kjo,”– tha ajo në një lidhje në SKYPE për emisionin “Opinion”.

Ajo tregoi se e kalon ditën e izoluar duke bërë palestër dhe duke punuar në skulpturë guri.

“Merrem me palestër, bëj sfidat në internet dhe punoj në skuplturë guri nga 2-3 orë në ditë nëse më del koha. Largohem prej fëmijëve kur i vendos gjumë,”- shtoi Emina.

Ndërsa rrëfeu edhe gjestin human të bashkëshortit të saj, i cili ka biznese në SHBA dhe shumë vende të tjera të botës.

Modelja u shpreh se ai ka vendosur ti japë një pagë falas 15 mijë punonjësve të tij gjatë kohës që do jenë pa punë dhe një pagë kur të kthehen në punë. Gjithashtu ai ka përgatitur për ta paketa me ushqime falas.

“Burri im ka 15 mijë punëtorë në të gjithë botën dhe kemi mbyllur të gjitha punët. Disa restorante janë të hapura me lejen e shtetit. Vetëm në SHBA ka 5 mijë punëtorë pa punë por ai është me zemër të madhe dhe ka vendosur tu japë një muaj pagesë falas dhe një muaj pagesë kur të kthehen në punë, po ashtu edhe paketa me ushqime falas dhe pako me gjëra higjienike,”– përfundoi modelja.