Kelvi Kadilli: Nuk do jem më pjesë e “Pop Culture”

Kelvi Kadilli ishte i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, së bashku me Arjola Shehun, për të rrëfyer më shumë për miqësinë e tyre. Por ndër të tjera, Kelvi ka deklaruar se që nga shtatori nuk do të jetë më pjesë e emisionit Pop Culture në Top Channel. “Pop Culture nuk do e bëj më, kjo është e sigurt. Nuk do e bëj më sepse mendoj që çdo gjë ka fazën e vetë. Nga shtatori do bëj diçka tjetër që nuk mund ta them dot, por do ketë surpriza shumë”, ka deklaruar moderatori./Lapsi.al