Kelvi Kadilli largohet nga “Ditë e re”, vendin e tij do e zërë prezantuesi i njohur

Emisioni “Ditë e re” moderohet nga prezantuesja e njohur, Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli. Megjithatë duket se ky i fundit nga vendosur të largohet.

Që në fillim të emisionit të ditës së sotme prezantuesit deklaruan se koshin rezervuar një suprizë për publikun. I ftuar ishte Arjon Muçai cili do të jetë moderatori i ri i formatit. Kelvi Kadilli shpjegoi dhe arsyen e largimit të tij

“Do të nis një angazhim të ri, që nuk ka lidhje me televizionin, por me biznesin. Lidhet me pasionin tim të ri, prandaj pas mbledhjeve të shumta me stafin, vendosëm të gjenim një figurë mashkullore që të më zëvendësonte mua”, ka thënë ai.

Nga fillimi i javës tjetër Arjola Shehu do të ketë një partner të ri në emision.