Kapo i “Portokallisë”: Jeta nuk është vetëm seks

“Jeta nuk është vetëm seks” të paktën për Ledio Lakon jo.  Aktori i  “Portokalli”  i ftuar së fundmi në emisionin “Mos i fol shoferit” ka folur si rralw herw pwr hetwn private. Ai tregoi detaje nga jeta personale dhe pa u menduar 2 herë zbuloi se si është ndarë nga ish e dashura.

Lako tha se jeta nuk është vetëm seks dhe s’e njeriu ndonjëherë duhet edhe të komunikojë.

Ai tregoi për takimin që kishte pasur me një vajzë , ku ai e kishte pyetur për autorë të letërsisë Shqiptare, si përshembull Ismail Kadarenë dhe vajza në fjalë nuk e kishte njohur.

“Doli Ismail Kadare në televizor dhe e pyeta se kush është, më tha nuk e njoh. Pastaj e çova në radio, dinte të gjitha këngët përmendësh edhe thashë ku po shkon kjo botë. Nuk është vetëm marrëdhënie seksuale jeta, edhe do flasësh diçka,” tregoi Lako në emision.