Kaka nuk u ndahet grave me emrin Karolina, braziliani lidh kurorë për herë të dytë

Është një periudhë shumë e lumtur kjo për Rikardo Kakanë, i cili ka njoftuar gjithë botën se tashmë është martuar sërish. Kjo është hera e dytë që ish-futbollisti brazilian lidh kurorë, pasi më parë ai ka qenë i martuar me Karolina Celiko, me të cilën kaloi 9 vite dhe ka dy fëmijë. Ndërkohë që në vitin 2015 u divorcuan. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, braziliani njofton se tashmë ai dhe modelja 25-vjeçare Karolina Dias janë martuar. “Më ke bërë burrin më të lumtur në botë!”, sipas Panorama Plus. Të premtoj që edhe unë do të bëj gruan më të lumtur në botë! Të dua!” shkruan ish-fituesi i “Topit të Artë”, duke iu drejtuar modeles.