“Ka qenë periudhe stresuese”, Venera Lumani tregon si ra pre e mashtrimit

Këngëtares së njohur Venera Lumanit, një muaj më parë i vodhën ‘Instagramin’ duke i ndryshuar kështu të gjitha të dhënat personale, që nga fotoja e profilit.

E ftuar tek ‘Rudina’, këngëtarja, veç të tjerash ka folur edhe për këtë temë.

Gjithçka sipas saj ka nisur kur ju kërkua të vendoste kodin në një link. Kjo ishte e gjitha mashtrim.

“Është thjesht një gabim i imi, mendoj unë, që duhet të tregohesha pak më e kujdesshme. Por isha aq shumë e lodhur nga një natë përpara në koncert, saqë kur u zgjova në mëngjes më kishte ardhur një email i cili më kërkonte që të verifikoja edhe njëherë Instagramin tim për shkak të copyrights, edhe klikova një link i cili më kërkoi të shkruaja emrin tim edhe passëordin. Nga ky moment mua m’u shkëput çdo gjë, s’kisha akses fare. Ka qenë një muaj goxha stresues për mua sepse kisha telefonata të ndryshme nga njerëz që pretendonin se do më ndihmonin.

Nga ana tjetër mendonin gjëra të këqija. Ka qenë një periudhë goxha stresuese, por që unë arrita ta rifitoj. Besoj që ka një lidhje mes shqiptarëve dhe një hakeri që ishte turk. E kam rikthyer vetë. I kam ndjekur të gjitha hapat që duhet bërë për të rikthyer një account të hakuar edhe e kam rikthyer. Nga Facebook-u im u rikthye dhe Instagrami. Disa më kanë ndihmuar, disa të tjerë pastaj më kanë futur edhe më thellë. Kam frikën e kësaj se mos ndoshta kishin kontakt me hakerin kryesor”, u shpreh këngëtarja.