Ka një trup seksi, por Dafina Zeqiri zbuloi celulitin dhe çdo “defekt” tjetër (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është një ndër femrat shqiptare më seksi. Përveç muzikës, ajo shpeshherë është komentuar edhe për fizikun dhe format e saj tërheqëse.

Dafi-2

E teksa në postimet e saj në “Instagram” publikon foto të kuruara në çdo detaj, së fundmi ka vendosur që të ndajë me fansat e saj një imazh ku tregon një defekt në trup.

dafina1

Dafina ka postuar në “Instasstory” një fotografi ku zbulon qartë se ka celulit. Madje ajo ka edhe një mesazh për të gjithë ne, që duhet të duam veten pavarësisht shenjave që mund të kemi.

Dafi-4

“Unë kam celulit, variçe, madje gjeta një dje. Kam mësuar t’i dua njësoj siç dua strijat. E di që disa njerëz presin që VIP-at të jenë perfektë dhe të gjithë e dimë që Photoshop-i dhe dielli bëjnë magji. Flokët e mi i dua”, ka shkruar ajo.

Dafina nuk është ndalur vetëm me variçet, celulitin dhe strijat, por ka vazhduar edhe më tej.

“Kjo është ajo që ka rëndësi!

Të pasmet e mija të vogla? Po, i dua!

Duaje veten tënde edhe pse të tjerët të gjykojnë.

Hunda ime nuk është e drejtë. Kam një qafë të gjatë. Mendoj se kafsha ime shpirtërore është gjirafa.

Bëj çfarë të duash, kush është perfekt?

Ji vetja jote! Duaj çdo gjë që ka lidhje me veten tënde”, ka shkuar këngëtarja.

Dafi-5