Julia Roberts zbret në Itali, askush s’mund t’i rezistojë

Nëse ka një femër që asnjëherë nuk ndalon së surprizuari me pamjen e saj është Julia Roberts. Aktorja ikonë e kinematografisë amerikane ka plot 51 vite mbi supe, por duket ende shumë e freskët. Së fundmi, bukuroshja është bërë pjesë e një seti fotografik që ka marrë jetë në Itali.

Julia-2 Julia-3

Prapaskenat e tij i kanë publikuar mediat duke zbuluar edhe pamjen e saj për një pjesë të fotove. E veshur me një fustan kostum në ngjyrë rozë dhe me geta të zeza, aktorja i ka habitur të gjithë. Fansat sigurisht që e kanë pëlqyer shumë pamjen e Julias, e cila nuk tregon aspak për moshën që ka, shkruan Who. Mësohet se pas xhirimeve ajo do jetë në koncertin e Elton John.