Ju duhen disa ide kombinimi për stinën e dimrit? Lori Hoxha ka sugjerimet më të mira për ju

Lori Hoxha njihet si një nga personazhet më me stil dhe shumë prej vajzave të reja ndikohen prej saj. Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ ka qenë gjithmonë në një hap me trendet e fundit të modës, ndaj zgjedhjet e saj nuk kanë zhgënjyer asnjëherë. Për këtë arsye Lori ka dhe sygjerimet më të mira për sezonin e dimrit, kombinimet më të rehatshme dhe ‘cool’ që do ju bëjnë të dukeni bukur edhe në këtë stinë. Idetë e saj janë shumë të vlefshme për çdo rast, ndaj kujtdo do t’ju hynin në punë.

Lori-2

Lori-3

Për të gjitha vajzat nuk ka asgjë më të mirë se komoditeti dhe për këtë gjë Lori ka zgjedhur që të veshë një palë xhinse të thjeshta kombinuar me një xhaketë e atletet e preferuara.

Lori-4

Ndërsa në ditët me shi do të bënit mirë që të zgjidhnit një palë kambale ose çizme që ju kombinohen me gjithçka dhe sipër të vishnit një xhaketë, që për këtë vit janë trendi i sezonit të dimrit.

Lori-5

Për një kombinim të mirë mes klasikes, modernes dhe sportives mund të zgjidhni që të vishni një palë xhinse të thjeshta me një këmishë, shoqëruar me një beretë që janë aksesori i duhur për këtë stinë.

Lori-6

Lori-7

Këtë vit duket se nuk ka asgjë që duket demode, sepse sipas ideve të Lorit dhe një pulovër mund të duket shumë e bukur nëse dini ta vishni në mënyrën e duhur.