Jona Spahiu rrëfen lidhjen me komentatorin sportiv: Isha shumë skeptike…

Kohë më parë në media ka qarkulluar fotoja e moderatores së njohur, Jona Spahiu me të dashurin e saj, të cilin e prezantoi në finalen e spektaklit “C’est la vie”. Me anë të diçiturës Jona i kërkonte të dashurit të zemrës përqafime të gjata përgjithmonë. I dashuri i Jonës është biznesmeni Frenkli Ymeri. Ai është pjesë e stafit të Supersport në Digitalb, ndërkohë që ka një kompani ndriçimi dhe organizimi eventesh në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Rudina” ajo na ka shpjeguar disa detaje nga njohja dhe marrëdhënia e saj. Jona dhe Frenkli punojnë së bashku në Digitalb dhe moderatorja është shprehur se fillimi ishte paksa i vështirë pasi ata ishin kolegë. “Njohja jonë ka nisur në ambientet e punës. Ai është komentator sportiv, dhe unë kam qenë shumë skeptike për këtë lidhje pasi ambientin e punës nuk dua ta ngatërroj me gjëra të tilla. Megjithatë fakti që ishim në të njëjtin ambient edhe na i lehtësoi me tepër njohjen. Ai është arsyeja pse unë jam e lumtur dhe këtë nuk e fsheh dot”, ka rrëfyer më tej Jona.