Jennifer Lawrence martohet në fshehtësi (FOTO)

Mesa duket, Jennifer Lawrence u martua me të fejuarin e saj Cooke Maroney.

Sipas Page Six, të hënën, çifti u pa në byronë e martesës në New York City bashkë me dy rojet e sigurisë, një fotograf dhe një mik. Aktorja u fotografua veshur me xhinse, xhaketë dhe një tufë me dokumenta në dorë. I fejuari i saj veshi një bluzë më mëngë të gjata dhe pantallona blu nate. Në një postim në Twitter, tashmë të fshirë, një person rastësor shkroi: “Kur shkon të marrësh licensën e martesës dhe Jennifer Lawrence martohet para syve të tu. Bashkia është cool. Vendi më cool për momentin.”

Jenn-2

Burime thonë se fotografi pranë çiftit ishte Mark Seliger, që realizoi portretet në festën e përvitshme të Vanity Fair pas ceremonisë Oscar dhe që së fundi publikoi këtë portret të Jennifer.