Jennifer Aniston i lë të gjithë pa fjalë, 50-vjeçarja shfaqet në formën më të mirë fizike

Jennifer Aniston është cilësuar gjithmonë si një nga aktoret më simpatike dhe pavarësisht kalimit të viteve ajo vazhdon të mbetet po e njëjta. Së fundmi aktorja është fotografuar në Beverly Hills dhe të gjithë kanë mbetur pa fjalë nga fiziku i saj. Ajo ishte veshur me një palë streçe dhe një kanatiere, që i nxirrnin në pah trupin e formuar dhe gjithë muskuj.

Jennifer-Aniston-2

Jennifer është treguar gjithmonë shumë e kujdesshme ndaj vetes, prandaj sot edhe pse është 50 vjeçe duket ne formë të mirë.

Jennifer-Aniston-3

Në fakt tek aktorja duket se kanë pasur shumë efekt edhe ngjarjet në jetën e saj, sepse një mik i Aniston ka treguar se ajo ndjehet shumë e lumtur me veten, pavarësisht se ka pasur dy divorce mjaft të bujshme. Përveç kësaj burime pranë saj kanë treguar për ‘Daily Mail’ se Jennifer i kushton shumë rëndësi mirëqenies dhe se shpenzon shuma të mëdha parash për të qenë gjithmonë ‘fit’. /revistawho.com