“Jam Chiara Ferragni e Tiranës”, Alketa krahason veten me blogeren e njohur në intervistën për prestigjozen italiane ‘Gente’

Alketa Vejsiu ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën italiane “Gente”, ku ka folur kryesisht për karrierën në Shqipëri dhe jetën e saj private. Vejsiu ka rrëfyer se kur ka marrë lajmin lidhur me Sanremon, ka qarë nga gëzimi.

Ajo gjithashtu ka treguar se ka nisur të punojë që në moshën 14-vjeçare, pasi familja e saj ishte e varfër dhe rrogën e parë e ka dorëzuar në shtëpi. Alketa ka ndarë një pjesë të intervistës me ndjekësit në Instagram, ku shkruan se pjesëmarrjen në Sanremo ua dedikon shqiptarëve që punojnë e jetojnë ndër vite në Itali. Çka tërheq vëmendjen në një nga shkrimet e revistës është një citim i Alketës: “Jam [Chiara] Ferragni e Tiranës, italianë, do t’ju pëlqejë”.

View this post on Instagram

Grazie 🇮🇹 Prima Intervista In Esclusiva! Settimanale Gente In Edicola! Grazie a tutti quelli che hanno scritto di me e del mio Paese con tanto amore! #albania #italia @giovanna_e_amadeus @sanremorai @rai1official @sabrina.bonalumi 🌸🌸🌸🌸🌸🌸🌸🌸🌸🌸🌸🌸🌸🌸 Non ho deto che sono “La Ferragni del Albania”, anche se dal modello di sucesso di Chiara che tanto da imparare se lavori con la communicazione digitale! Ho deto Grazie si🙏 —- Ne paranteze titullin e ka vendosur Revista Gente, une i falenderoj dhe po e marr per kompliment per aq kohe sa Ferragni eshte nje fenomen! Por une jam “Alketa e Shqiperise”, dhe “Chiara eshte Ferragni e Italise”! Titujt jane gjithmone specialitet i revistave per tu shitur me shume!😘 Po mendoja tani per mijera shqiptare qe jetojne ne Itali, qe kane bere sakrifica dhe jetojne me dinjitet ne nje vend te huaj, qe mund te ndihen krenare per ate qe perfaqesojne, qe blejne revistat dhe lexojne per Shqiperine! Une e di emocionin dhe krenarine e tyre! E ndjej ne mesazhet qe me nisin ne inbox! Kete Sanremo jua kushtoj juve❤️

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Nuk dihet pse ka ardhur pikërisht ky krahasim nga ana e moderatores. Ndoshta, kjo e fundit e ka lidhur emrin e Ferragni-t jo vetëm me suksesin ndërkombëtar, por edhe me pasionin e saj për modën… /News31.al