Iva Aliko & Rashel Kolaneci, seksbombat që “zhvirgjëruan” të parat plazhet e Jugut pa praninë e meshkujve

Plazhet e Jugut të Shqipërisë këtë verë nuk janë populluar masivisht nga vajzat VIP të Tiranës, ashtu siç ka ndodhur vitet e mëparshmë. Kështu të parat që kanë mbajtur frymën direct në Jug për të shijuar të parat rrezet e diellit dhe detin kanë qenë dy sexbombat e showbizit me forma si brazilianet, Iva Aliko dhe Rashel Kolaneci. Parakalimi i secilës ka lënë me gojë hapur kalimtarët, ndërsa ishin shtrirë të shijonin rrezet e para të diellit pa praninë e meshkujve. Revista “Story” ka mundur të sigurojë fotot ekskluzive të Iva Alikos në Dhërmi, 23 vjeçares bionde e cila ka hyrë në botën e showbiz-it nëpërmjet modës, baletit dhe prezantimit. Prej më se dy vitesh ajo është bërë pjesë e mediave rozë, pasi ndaj saj kanë shfaqur gjithmonë interes meshkuj të rëndësishëm nga fusha e biznesit. Në këto foto Iva ka treguar më shumë seç duhet, siç vihet re në një nga pozat ku ekspozon fundshpinën. Ndërsa 17 vjeçarja Rashel Kolaneci, e komentuar po ashtu për format e plota i ka postuar vetë fotot në Instagram, ndërsa ishte duke marrë rreze në Prive Lounge në Folie Marine. Edhe pse jemi mësuar ta shohim në ring apo në palestër, ja ku e keni Rashelën edhe në plazh. Vajza me tipare mesdhetare, arriti të marrë famën e menjëhershme, pasi u shfaq në programin “Xing me Ermalin”.