Ish-portieri i Barcelonës në gjendje të rëndë nga Koronavirus: 46 vjecari rrezikon jetën

Është kritike gjendja e Rustu Recber, ish-portierit të Barcelonës që po lufton betejën e tij me koronavirus. Pas lajmit për pozitivitetin e tij, të bërë nga bashkëshortja, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, 46 vjecari i shpallur më i miri në botë në rolin e tij në 2003 është shtruar në spital në Turqi, ku mbahet nën vëzhgim intensiv prej ditësh për përkeqësimin e menjëhershëm të shëndetit të tij.

Sipas mediave lokale, marrë nga e përditshmja spanjolle Marca, për momentin Rustu është në gjendje të rëndë. I kthyer nga Shtetet e Bashkuara, ish-portieri kishte preferuar të mos futej në karantinë. Një vendim që kishte shkaktuar reagimin e ashpër në rrjetet sociale edhe nga ana e ish-tifozëve të tij të Galatasaray. Kritika që janë transformuar shpejtë në shqetësim. Pas lajmeve të fundit mbi gjendjen shëndetësore të Rustu, janë të shumtë ata që ndjekin me ankth situatën në lidhje me shëndetin e ish-beniaminit të tyre.