Intuita e këtyre shenjave zodiakale e lexon se ç’keni në mendje

A jeni një prej shenjave intuitive të zodiakut? Ndërsa horoskopi na ndihmon të zbulojmë disa anë të personalitetit, qofshin të mira apo të këqija, nuk mund ta dimë nëse e kemi apo jo shqisën e gjashtë. Por për fat të mirë, astrologjia mund të na japë disa përgjigje.

Gaforrja

Tek gaforre, intuita dhe vetëdija e fortë për emocionet e tyre shkojnë paralelisht, prandaj nuk është për t’u habitur që janë të ndërgjegjshëm për zërat e tyre të brendshëm. Jo vetëm që mund ‘t’i kapin që në ajër emocionet e personave që janë afër tyre, por i perceptojnë shumë mirë edhe emocionet e personave të huaj.

Peshqit
Personat intuitivë kanë prirjen të jenë edhe kreativë, prandaj peshqit janë një nga shenjat më kreative të zodiakut. Ndonjëherë frymëzimi për peshit vjen pikërisht nga të qenit intuitivë. Ndjekin gjithmonë intuitën pa e ditur pse dhe kjo i çon drejt krijimit të gjërave fantastike.

Akrepi
Akrepët janë shumë intuitivë sidomos kur bëhet fjalë për njerëzit e tjerë. Mund ta ndiejnë në ajër aromën e gënjeshtrës. çfarëdo që të bëni për të mbuluar diçka, dijeni se një akrep ‘nuk e ka ngrënë’.