I shan të pasmet bombastike, plas sherri mes dy motrave Kardashian. Grushta e fyerje mes Kim dhe Kourtney

Një përplasje fizike mes Kim Kardashian dhe Kourtney Kardashian duket më e madhe sesa na është treguar më parë.

Në trajlerin e ri të sezonit të 18 të serialit ‘Keeping Up With the Kardashians’ dy motrat janë filmuar duke qëlluar dhe goditur njëra-tjetrën.

Tensioni i gjatë midis motrave Kourtney Kardashian dhe Kim Kardashian këtë herë ka shpërthyer më shumë, duke kaluar në dhunë fizike.

Kim-2

Në videon e publikuar nga Kim, Kourteny dëgjohet duke i bërtitur motrës së saj. Kjo gjë e zemëron Kim e cila i kthehet duke i gjuajtur, shkelmuar dhe goditur Kourtney.

Për ti ndarë ndërhyn motra e tyre më e vogël, Khloe Kardashian. Motrat mbarojnë sherrin duke sharë njëra-tjetrën.

“Largoje nga këtu. Nuk dua të ta shoh fytyrën,”- i bërtet Kim.

Kim-3

Ndërsa Kourtney i kthehet: “Nuk dua të jem afër të pasmeve të tua të shëndosha.”

Kourtney është përplasur edhe herë të tjera me anëtaret e saj të familes por kjo është hera e parë që kalon në dhunë fizike.