I mori emisionin, Dajana Shabani reagon ndaj Kelvi Kadillit

Moderatorja Dajana Shabani ka reaguar pas largimit nga emisioni në “Ora News” dhe konfirmimit të Kelvi Kadillit se ai do të jetë moderatori i ardhshëm bashkë me Arjola Shehun. “Jam i lumtur t’ju informoj nga burime të sigurta se do të shihemi në shtator tek ‘Ora News Mëngjeset do të jenë ndryshe me mua dhe Arjola Shehun’- shkruan Kelvi Kadilli në postimin në rrjete sociale.
Komenti i Dajana Shabanit:
Ndërsa nuk ka munguar as komenti i moderatores Dajana Shabanit.
“Kush të rekrutoi ty…! Suksese gaforrja e gjimnazit na ndero emisionin”, ka thënë ajo teksa njëri nga fansat e ka pyetur se ku do e shohim sezonin e ardhshëm.
“Surprizë”, ka shkruar Dajana duke nënkuptuar që mund të vijë me një emision tjetër në shtator./Dosja.al