“I lutesha Zotit të më ndihmonte!” Robert Berisha tregon si iu rrezikua karriera nga shëndeti jo i mirë

Robert Berisha tashmë është këngëtar me kohë të plotë dhe gjithë verën është i zënë me koncerte në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë. Roberti gjithnjë shfaqet shumë i hapur në intervista dhe këtë herë në “Prive” ka rrëfyer një episod që nuk e ka treguar më parë.

Këngëtari u shpreh se shëndeti nuk ka qenë gjithnjë në anën e tij dhe jo pak herë ka pasur raste që kordat e zërit i ka pasur të sëmura dhe nuk e ka ditur nëse mund ta vazhdonte ose jo një koncert. “Kam qenë shumë keq me kordat e zërit. I lutesha zotit të më ndihmonte.

Thosha vetëm edhe sonte pastaj do të pushoj e do të ushqehem mirë. Ky ka qenë problem kryesor i karrierës time. Kam qenë shumë keq me shëndet. Pasi i kreva koncertet ashtu veprova, e majta premtimin dhe pushova”, u shpreh Roberti. Shpresojmë që të mos ketë raste të tilla të përsëritura Roberti! /News31.al