I doli emri në përgjimet e rrjetit të prostitucionit, Madonna shqiptare e pranon: Zogu i Tiranës merrte 50 euro për…

Pasi emri i saj doli në përgjimet e rrjetit të prostitucionit ku u përfshi Hermes Nikaj (Zogu i Tiranës), Elda Shabani mohoi kategorikisht se ishte pjesë e saj.

Ajo tha se nuk e kupton pse gjithë artistët që janë pjesë e shoqërisë së Zogut janë përfshirë sipas saj në këtë rrëmujë.

Madona shqiptare rrëfeu në një lidhje në Skype nga Zvicra për “Shqipëria Live” se për herë të parë me Hermesin është takuar këtë verë ndërsa erdhi me pushime në Shqipëri.

 “Të gjithë artistët që kemi marrë pjesë në shoqërinë e televizionit të Hermes jemi përfshirë në këtë rrëmujë që akoma nuk e kuptoj çfarë është. Hera e parë gjatë verës, pas 4 viteve unë jam kthyer në Shqipëri për pushime me bashkëshortin dhe fëmijët. Ndërkohë me Hermes kam pasur komunikim në telefon, nuk e kisha njohur akoma. Ishte e parë që e njoha gjatë verës pasi më kishin ftuar në emision. Dhe herën tjetër ishim të ftuar, pikërisht në atë që është shkruar në portale por që nuk ka lidhje me këtë pjesë në rrejt, ishim të ftuar tek këngëtarja Xhesika Ndoji. Më pas kemi ngrënë edhe një drekë ku ishte edhe vajza ime afër një lokali në Astir, pasi Hermes qëndronte shumë atje,”– tha ajo.

Ndërkohë këngëtarja pranoi se Zogu merrte 50 euro por jo për prostitucion por ua merrte artistëve të rinj për ti promovuar në televizion.

Elda Shabani: “Unë dëgjova që një lloj fjalie atje për atë 50 euro. Unë këtë e kam dëgjuar nga Hermes, numrin 50 euro por për punë intervistash. Domethënë më ka ndodhur mua personalisht. Personat artistë që nuk janë edhe aq shumë aktivë në televizione por që kanë dëshirë të reklamohen në intervista kërkonin ndihmë nga Hermes. Unë skam paguar asnjë lekë, absolutisht jo.”

Gjithashtu edhe Iva Aliko pranoi që ishte në dijeni të këtyre pagesave por që vetë nuk kishte dhënë asnjëherë lekë për të dalë në ndonjë emision.

Iva Aliko: “Kam qenë në dijeni për pagesat, por unë vetë nuk kam bërë asnjë pagesë. Merrte vetëm për artistët e rinj.”