Horoskopi i datës 9 nëntor 2019

Dashi
Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë mjaft i ngrohtë gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë pranë personit që dashuroni dhe do të kaloni momente të paharruara pranë tij. Do sqaroni edhe disa hatërmbetje. Beqarët nga ana tjetër do kenë një ditë të mbushur me takime dhe emocione.

Demi
Ditë shumë e lumtur kjo e sotmja për ata që janë në çift. Do dashuroheni në mënyrë pasionante me partnerin/en dhe do doni qe dita te mos ketë një fund. Beqarët do kërkojnë shumë, por në fakt në mendje do kenë një mik të afërt. Mos u nxitoni!

Binjakët
Të dashuruarit nuk duhet të tregohen striktë me ata që kanë në krah sepse mund të kenë mosmarrëveshje të shumta. Ka shumë mundësi që beqarët të bien në dashuri me personin e gabuar sot dhe të vuajnë për gjithë jetën. Kujdes me zgjedhjet! Në planin financiar merrni masa sa më shpejt.

Gaforrja
Ditë disi më e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni me këmbë në tokë dhe do i pranoni disa gabime që keni bërë. Partneri/ja nga ana tjetër do jetë më tolerant. Për beqarët atmosfera do jetë kaotike. Mos u nxitoni të merrni vendime të pamenduara.

Luani
Jeta juaj në çift do e humbë paksa lumturinë dhe harmoninë që ka pasur. Nuk do bini dakord për shumë gjëra dhe situata ka rrezik të ndërlikohet. Beqarët do pranojnë çdo ftesë që do ju bëhet dhe do ndihen gati të fillojnë edhe aventura kalimtare.

Virgjëresha
Ditë e keqe kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do jeni në gjendje të mirë për të diskutuar qetësisht me partnerin/en dhe do të debatoni ashpër me të. Kujdes me fjalët që do thoni! Për beqarët do jetë një ditë vendimtare nga e cila do varet gjithë e ardhmja e tyre.

Peshorja
Ditë mjaft harmonike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do flisni më tepër me partnerin/en dhe do e respektoni çdo mendim të njeri-tjetrit. Për beqarët do ketë disa takime interesante, por asgjë më tepër sesa kaq. Gjithsesi mos u mërzisni sepse shumë shpejt gjërat do ndryshojnë në jetën tuaj.

Akrepi
Plutoni do nxitë debatet në jetën tuaj në çift dhe do e keni shumë të vështirë të ruani një klimë të ngrohtë. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar. Beqarët do kenë një ditë normale dhe pa ndonjë gjë të veçantë. Duhet ende të prisni për të bërë për vete atë që pëlqeni.

Shigjetari
Do i jepni shumë prioritet jetës suaj në çift gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Partneri/ja, nga ana tjetër do kujdeset më tepër për ju dhe do iu surprizojë. Beqarët do ndihen më në fund gati ta hapin zemrën e tyre dhe të dalin nëpër takime. Plani material do fillojë të përmirësohet.

Bricjapi
Marrëdhënia në çift do jetë më e mirë se disa ditë më parë, megjithatë që situata të vazhdojë kaq e ngrohtë duhet t’i merrni gjërat me qetësi. Beqarët do kenë nevojë për më shumë liri dhe nuk do ndihen gati të fillojnë një lidhje. Financat do jenë goxha të turbullta.

Ujori
Pasioni në çift do jetë i zjarrtë gjatë kësaj dite. Do ndiheni edhe më mirë pranë atij/asaj që dashuroni dhe do jeni gati të merrni edhe vendime. Beqarët do vazhdojnë gjithë kohës të jenë në kërkim të dashurisë, por nuk do kenë shumë fat. Financat do jenë shumë shqetësuese.

Peshqit
Nuk do jeni shumë të kthjellët sot për atë që duhet të bëni në jetën në çift dhe do debatoni herë pas here me partnerin/en. Beqarët nga ana tjetër do jenë më të privilegjuar në dashuri dhe do e gjejnë personin që aq shumë kanë ëndërruar. Financat do jenë mjaft delikate prandaj bëni kujdes!