Horoskopi i datës 6 mars 2020

Dashi
Sot do të jetë një ditë me fat për dashurinë. Hëna njofton situata pozitive edhe në fushën e familjes. Beqarët do të jenë shumë të dashur dhe të vlerësuar. Marsi në pozitë të shkëlqyer shpall mundësi të mira për të investuar ose për të bërë marrëveshje të mira.

Demi
Ndjeshmëria e Venusit ndikon në lindjen e shenjës dhe do të vendosë energjinë në marrëdhëniet e çiftit. Për beqarët të cilët deri tani kanë qenë të pafat në sferën sentimentale sot diçka me të vërtetë magjike mund të ndodhë, gjithçka duket të jetë në favorin tuaj!

Binjakët
Do të jetë një e premte e mirë për disa prej jush, pasi yjet premtojnë shumë surpriza që do të nxisin marrëdhëniet romantike. Nëse jeni vetëm mund të jetoni momente të këndshme dhe pozitive, dhe lindja e pasioneve të reja do të jetë nxitje për të bërë projekte.

Gaforrja
Ndoshta disa keqkuptime të vogla mund të shkaktohet brenda marrëdhënies së çiftit, por do të jetë mirë, sepse në këtë mënyrë do të jetë e mundur të sqarohet dhe të rizbulohet harmonia e humbur. Zemrat e vetmuara do të duhet të merren me situata të veçanta, më mirë të qëndrojnë të qetë.

Luani
Edhe nëse jeni plot angazhime, jepini hapësirë jetës private dhe lejonjii vetes një hapësirë . Në këtë mënyrë ju mund të zgjidhni edhe keqkuptimet me partnerin/en! Është koha për dashuri të reja për beqarët! Ju po kërkoni stimulime të reja për të bërë një hap të mirë karriere, por ki kujdes të mos i detyroni gjërat.

Virgjëresha
Sot do të jetë një ditë më shumë se e përsosur, Saturni mund të ofrojë disa zgjidhje të shkëlqyeshme në lidhje me sferën e dashurisë. Zemrat e vetmuara nuk do të duhet të humbasin energjinë e tyre në shumë drejtime, të përqëndrohen në një interes të vetëm.

Peshorja
Sot disa prej jush mund të tundohen nga dëshira për ndryshim dhe mund të kenë mendime të dyta për një histori dashurie. Më mirë të prisni, ende keni nevojë për qartësi. Mundësi të reja takimesh shfaqen në horizont, sigurisht, edhe takime tejet interesante!

Akrepi
Mos i jepni partnerit/es tuaj një arsye për të qenë xheloz. Jini të sinqertë dhe do të kuptoni. Perspektiva të shkëlqyera për takime të reja, beqarët do të krijojnë miq të rinj dhe do të krijojnë marrëdhënie të reja personale. Me Mërkurin në shenjë, do të jetë e lehtë për ju për të krijuar bashkëpunim të ri, por mbani sytë hapur!

Shigjetari
Tregoni karakterin tuaj të jashtëzakonshëm dhe do të arrini të bashkëpunoni mirë me personat rreth jush! Befasoni partnerin/en tuaj me ide bindëse. Beqarët do të jenë në gjendje të përfitojnë nga disponimi i mirë planetar për të luajtur letrat e tyre mirë.

Bricjapi
Nëse keni ide të qarta dhe rrethana të favorshme në punë, nuk do të jetë e njëjta gjë në dashuri. Me shumë gjasa ju do të jeni të emocionuar nga një takim që do të dalë papritur për ju! Nëse jeni vetëm ju mund të ndjeni emocione të reja që do të marrin zemrën dhe mendjen tuaj.

Ujori
Në fushën emocionale mund të jetë më mirë, mos e mundoni partnerin/en me tekat tuaja, pasi mund të lodhet. Nëse ju prekni edhe disa pika të dobëta do të jetë edhe më keq! Një ditë e mbushur me angazhime për beqarët, nuk do të keni vështirësi në krijimin e kontakteve me njerëz të rinj.

Peshqit
Disa ndryshime në program mund t’ju destabilizojnë, por mos u shqetësoni, asgjë për t’u mërzitur. Llogaritini si çështje të kota, përpiquni të vendosni veten në vendin e partnerit/es. Njohje të reja vijnë për beqarët, ju do të udhëtoni në të njëjtën gjatësi vale me një person që ju tërheq.