Horoskopi i datës 31 korrik 2019 nga Susan Miller

Dashi
Tensione të vogla do të jenë prezente në marrëdhënien tuaj me familjen dhe disa keqkuptime me personin e zemrës do të jenë të pashmangshme. Beqarët mund të dalin nga rutina e përditshme dhe të bëjnë ndonjë udhëtim jashtë qytetit për të gjetur qetësi.

Demi
Xhelozia e tepërt do të bëjë që të debatoni me personin e zemrës. Jini më të kuptueshëm nëse dëshironi ndjenja juaj sentimentale të vazhdojë e qetë. Beqarët sot do të jenë mjaft joshës dhe do të provojnë që të fitojnë zemrat e personave që dëshirojnë.

Binjakët
Sot do të jeni komunikues dhe të pranishëm për të gjithë. Energjia juaj do të tërheqë edhe vëmendjen e personave që keni përzemër. Do të përcillni shumë simpati dhe një dashuri e re do të hyjë në jetën tuaj.

Gaforrja
Sot do të kaloni momente të bukura me partnerin tuaj. Në mbrëmje melankolia do të “mbështjellë” mendjen tuaj. Beqarët janë në formë perfekte dhe nuk dëshirojnë asgjë tjetër përveçse të njohin persona të rinj. Mos ndaloni së kërkuari. Dashuria është pranë.

Luani
Diçka e re do të sjellë shumë gëzim në jetën private. Sot do të kaloni një ditë plot me emocione. Për beqarët është një periudhë e favorshme që për transformimin e një miqësie që aktualisht duket intriguese dhe djallëzore.

Virgjëresha
Nxirrni në pah më të mirën tuaj nëse doni që ta keni për vete dashurinë e zemrës. Harrojeni një mosmarrëveshje të vogël nëse kuptoni se po e ekzagjëroni. Beqarët duhet të “zgjohen nga gjumi” nëse duan të gjejnë dashurinë dhe të plotësohen shpirtërisht.

Peshorja
Do të ndjeheni e lënë pas dore nga partneri dhe do ju krijohet përshtypja se diçka po ju shpëton nga duart. Qendroni të qetë nëse dëshironi që të zgjidhni gjithçka pozitivisht. Për beqarët, takimet e fundit do të jenë zhgënjyese. Mos e vrisni mendjen, së shpejti do takoni personin e duhur.

Akrepi
Përpara jush është një ditë relaksuese që do ju ndihmojë që të reflektoni rreth jetës suaj sentimentale. Venusi është gati që të ndihmojë lidhjen tuaj. Beqarët do të jenë në kërkim të emocioneve të reja por asnjëra prej tyre nuk do të jetë ajo e dëshirueshmja. Dashuria është ende larg.

Shigjetari
Në mëngjes do të përfundoi disa gjëra të vogla për të kaluar disa orë pushimi me partnerin tuaj. Përpiquni të jeni më pranë tij/saj edhe në momente të tjera. Beqarët do të gjejnë angazhime që do të sjellin vetëm lumturi.

Bricjapi
Do të keni mosmarrëveshje për shkak të një thashethemi që mund t’i japë fund marrëdhënies tuaj. Shpëtojeni lidhjen tuaj sa jeni ende në kohë. Beqarët do të takojnë njerëz romantikë ku mund të nisin edhe jetë të re sentimentale.

Ujori
Humori sot nuk do ju mungojë edhe pse zhgënjimet janë pranë jush. Në mbrëmje një lajm i mirë do ju bëjë të lumtur. Beqarët do të mund të kalojnë një ditë të këndshme dhe në mbrëmje një ftesë mund të jetë vendimtare për një lidhje.

Peshqit
Sot do të keni luhatje të humorit për shkak të disa grindjeve në shtëpi. Një mik mund t’ju zbulojë një sekret. Nëse jeni beqar do të vazhdoni kështu edhe për një kohë të gjatë. Jini të hapur ndaj lajmeve të reja nëse doni t’i jepni fund vetmisë.