Horoskopi i datës 26 korrik 2019 nga Susan Miller

Dashi
Do të përjetoni një të premte të qetë në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës dhe Saturnin. Me partnerin/en, do të shkëmbeni eksperienca interesante. Do të kenë shumë dëshirë t’ju vënë në provë, sidomos nëse jeni në prag të një udhëtimi pune.

Demi
Ditë e qetë pa ndonjë të papritur, por duhet të kujdeseni më shumë për detyrimet e punës, blerjet dhe punët e shtëpisë. Do të ndjeni kënaqësi duke u marrë me kuzhinën apo detaje të tjera në banesë. Kjo ju fal kënaqësi ju dhe partnerit.

Binjakët
Një betejë e ashpër ju pret në dashuri, e cila mund të përfundojë në një lufte të hapur. Do të jeni konfuzë dhe të acaruar me të gjithë. Nëse do të vendosnit më shumë rregull në kokën tuaj dhe me ambientin që ju rrethon, do të ndiheshit më mirë.

Gaforrja
Puna ju frymëzon, por kreativiteti ju mbush me energji. Mendja juaj do të jetë e ndarë, një pjesë për detyrimet, tjetra për imagjinatën dhe kërkimet e brendshme. Kënaqësitë më të mëdha do i merrni në projektet afatgjata.

Luani
Do të jeni me fat nëse punoni në kontakt me publikun, pasi do të fitoni simpati të madhe, e cila do të ndikojë në karrierën tuaj. Edhe pamja e kuruar do të ndikojë për të pasur një zhvillim pozitiv, i cili sigurisht, do t’i japë frytet në financa.

Virgjëresha
Familja do të jetë shumë e bashkuar, ndonëse ndonjëherë ju duket sikur është kundër jush. Para se të filloni të grindeni dhe të ndizni debat, dëgjoni arsyetimet e tyre. Lërini mënjanë parimet, për të arritur tek një zgjidhje duhet të gjeni pikat e përbashkëta.

Peshorja
Ditë premtuese paraqitet kjo e sotmja. Harmonia e Hënës dhe Venusit në shenjën tuaj, do të sjellë të reja në sferën e njohjeve. Do të lindin miqësi të cilat do të ndikojnë në zgjedhjet tuaja të së ardhmes. Dashuria është duke ju ndjekur hap pas hapi.

Akrepi
Një hua një miku nuk i refuzohet kurrë, sidomos nëse në të kaluarën keni qenë ju që keni pasur nevojë për të dhe për mbështetje. Bëni mirë që të bëni një bilanc, në mënyrë që të jeni mirë me shifrat, pas shpenzimeve të kohëve të fundit.

Shigjetari
Çfarë konfuzioni! Jo vetëm në kokë dhe në zemrën tuaj, por edhe në shtëpi, ku do e gjeni veten mes një rrëmuje të madhe që kërkon sistemim. Megjithatë çdo gjë mund të bëhet, duke gjëtur anën më të mirë.

Bricjapi
Një kujtim i së kaluarës ju rëndon ende në shpatulla, por në vend që të fiksoheni pas një gabimi, shihni përpara dhe fokusohuni në talentet tuaja. Në bashkëpunim me Saturnin, Hëna sot do t’ua lehtësojë ditën.

Ujori
Duke lundruar në internet, mund të gjeni një mundësi të shumëpritur, qoftë udhëtim, ose një mundësi pun. Është një mundësi për mos t’u humbur përsa i përket karrierës. Në rastin e udhëtimit gjeni mundësinë për të përfshirë edhe miqtë tuaj.

Peshqit
Gjatë kësaj dite do të jeni si të përhumbur, ende të lodhur nga ditët e kaluara. Por Neptuni në shenjën tuaj, do bëjë që të ndjeni nevojën e një dyzimi të fortë mes detyrës dhe kënaqësisë. E premtja do të gjallërohet në darkë, për t’ju dhuruar të papritura.