Horoskopi i datës 21 gusht 2019 nga Susan Miller

Dashi
Me kaq shumë yje të pranishëm në shenjën tuaj, do të arrini të shfaqni energji maksimale në punë. Do të jetë ditë ideale për biznes. Në mbrëmje do e gjeni veten në një festë, ku do të përshtateni më së miri. Mundësi të reja ju presin.

Demi
Do të jeni të tensionuar, ndaj do të rrezikoni që të gaboni shumë. Duhet të keni parasysh që gjërat që bëhen me inat nuk kanë një konkluzion të mirë. Në sajë të ndihmës së një njeriu të afërt, do të arrini që të merrni situatën nën kontroll.

Binjakët
Përballojeni ditën me energji dhe optimizëm. Në punë do të gjeni një pikë ekuilibri, ndërkohë që miqtë do ju mbushin me entuziazëm. Mos humbni rastin për të nxjerrë vlerat tuaja në pah, pasi e meritoni që të vlerësoheni.

Gaforrja
Një ndryshim programi do t’ju hutojë. Duhet të përshtateni me situatën dhe nevojat më emergjente. Mund të mbështeteni në disa të ardhura ekstra, për të bërë blerje me leverdi, të cilës do ia kuptoni vlerën në ditët në vijim.

Luani
Dielli, Hëna dhe Marsi do të jenë të pranishëm në shenjën tuaj. Nëse jeni në kërkim të ndonjë konfirmimi apo zgjidhje, gjatë kësaj të mërkure do e keni të lehtë për ta gjetur. Prania juaj do të vlerësohet kudo, kurdo që të paraqiteni.

Virgjëresha
Duhet t’i bëni sytë katër sa i takon llogarive, pasi kjo ditë kërkon ekuilibër dhe vigjilencë. Këshillohet që të thelloheni lidhur me një raport ku jeni përfshirë. Jepini kohë vetes, në pritje që gjërat të piqen. Pëshojini mirë mundësitë dhe situatat.

Peshorja
Nëse punoni në kontakt me publikun, do të dini ta trajtoni klientelën në mënyrën më efikase të mundshme. Duke prekur pikën e duhur, do të dini të merrni atë që ju intereson. Në raportin në çift ka nevojë për balancë dhe tolerancë.

Akrepi
Dita do të vijë duke u përmirësuar, në sajë të ndikimit të Diellit, Hënës dhe Marsit në shenjën tuaj. Të përfshirë nga dëshira për t’ja dalë, do të mërziteni me veten dhe ata që ju rrethojnë. Mbani përgjegjësi për veprimet dhe veten tuaj.

Shigjetari
Kjo ditë do të jetë mjaft harmonike dhe do arrini të çoni përpara, shumë gjëra që keni përzemër. Në punë, do të dominojë shpirti konkurrues dhe ambicia për t’ja dalë. E mërkura ju bën luftarak dhe është dita e duhur për të bërë ndryshimin.

Bricjapi
Nëse pavarësisht sforcimeve, rezultati nuk do të jetë në lartësinë e pritshmërive, mundësitë janë dy: ose keni shumë pretendime, ose po ngatërroni objektiv. Jini më pjesëmarrës në çështje familjare dhe me personin e zemrës, duke i kushtuar më shumë vëmendje.

Ujori
Dielli, Marsi dhe kalimi tranzit i Hënës, do të jenë në kundërshtim me shenjën tuaj. Duhet të merrni masa dhe të jeni të përgatitur për gjithçka. Kjo do të thotë që sidomos lidhur me një situatë delikate, duhet shtuar vigjilenca.

Peshqit
Përqendrimi i planetëve në shenjën tuaj flet për shumë punë dhe pak argëtim. Por mos u mërzisni, pasi shumë shpejt do të vijë shpërblimi, ndonëse të gjithë presin shumë prej jush. Kur ju fokusoheni, gjëra të bukura ndodhin!