Horoskopi i datës 19 nëntor 2019

Dashi
Zemërgjerësia do të shënjojë jetën tuaj në çift. Edhe pse në disa momente mund të keni ndonjë dyshim, kjo nuk do përbëjë problem. Do jetë një ditë përgjithësisht e lumtur. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni shumë joshës pa pasur një qëllim konkret.

Demi
Marrëdhenia juaj me partnerin/en do jetë e zjarrtë dhe nuk mund të qëndroni dot larg njëri-tjetrit. Për beqarët do jetë një nga ditët më të mira për dashurinë. Jo vetem Venusi, por edhe Jupiteri do ndikojnë në qiellin tuaj dhe do ju sjellin një takim të rëndësishëm.

Binjakët
Në jetën sentimentale të beqarëve nuk do ndikojë asnjë planet. Për pasojë nuk do ketë ndryshime të mëdha. Në planin financiar, yjet do iu bëjnë me të kthjellët dhe më realiste. Do bëni operacione financiare por edhe do fitoni nga ato. Me shpenzimet duhet maturi!

Gaforrja
Në planin sentimental të çifteve do ketë ndryshime rrënjësore dhe të gjitha falë pozicionimit të mirë të Jupiterit. Edhe për beqarët do jetë një ditë e mirë, mjafton që të dinë ta shfrytëzojnë! Me financat është mirë të tregoheni vigjilentë, pasi Plutoni dhe Jupiteri do ndikojnë negativisht.

Luani
Jo vetëm që Venusi do të ndikojë në shenjën tuaj, por ai do bashkëpunojë edhe me Jupiterin i cili është planeti më i favorshëm. Të dy do ju premtojnë shumë dashuri. Shpirtrat e vetmuar mund të kenë takime por nuk duhet të nxitoheni. Kujdesuni për buxhetin!

Virgjëresha
Ata që janë në çift do jenë pak nostalgjikë sot për ato që kanë kaluar në të shkuarën. Gjithsesi kjo ditë do jetë e mbushur me tolerancë. Për beqarët, Hëna do të favorizojë takimet pasionante. Pritet të ketë shumë dashuri me shikim të parë! Kujdes me financat!

Peshorja
Gjatë ditës së sotme ju dhe partneri/ja do keni një takim me persona të tjerë. Gjithçka që do ndodhë do iu bëjë të ndryshoni mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit në jetën në çift. Beqarët duhet të ruajnë vetëkontrollin sepse situata mund t’u dalë jashtë kornizave. Kujdes!

Akrepi
Falë Venusit, klima në jetën në çift do jetë e qëndrueshme. Ata që kanë pasur zënka do të pajtohen dhe do e forcojnë lidhjen. Nëse e keni lënë disi pas dore atë që keni në krah bëni ndryshimet e duhura. Dielli do ndikojë pozitivisht për beqarët.

Shigjetari
Planetët do ju ndihmojnë edhe ju të forconi bashkëpunimin me partnerin/en dhe të ngrohni klimën në çift. Beqarët do tërhiqen tmerrësisht nga dashuritë e pamundura. Kthehuni sa më shpejt në realitet dhe kënaquni me atë që do iu ofrohet!

Bricjapi
Do kritikoheni ende nga partneri/ja sot për shkak se nuk po arrini në një kompromis. Nëse mundoheni të flisni me të me takt dhe diplomaci, mund të shmangni një përballje të rrezikshme. Beqarët do përfitojnë deri në maksimum nga liria e tyre, por do kenë edhe mundësi për të krijuar nje lidhje.

Ujori
Ndikimi i Jupiterit në sektorin e dashurisë do jetë shumë i favorshëm. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni të lumtur me atë që keni pranë dhe do përjetoni mjaft kënaqësi së bashku. Dita e beqarëve do jetë e mbrojtur. Ka shumë mundësi që ju të takoni dikë të rëndësishëm.

Peshqit
Marrëdhënia me partnerin/en do jetë më e mirë nëse ju tregoheni më pak autoritarë. Sigurisht që ju jeni besnikë dhe ndjenjat tuaja janë të sinqerta, por duhet të mundoheni të kërkoni edhe mendimin e atij/asaj kur keni për të marrë vendime.