Horoskopi i datës 16 nëntor 2019

Dashi
Do të keni një ditë të këndshme të formuar nga trekëndëshi Diell, Neptun dhe Mërkur në shenjën tuaj. Ky i fundit përballë Hënës krijuese dhe sensuale, premton fjalë dhe gjeste shumë romantike. Në çift do të komunikoni me shikime, përkëdhelje dhe kaq shumë dashuri.

Demi
Pozicioni i Hënës do të bëjë që të kërkoni më shumë liri nga partneri dhe nga obligimet. Veprime të caktuara janë të tepërta për një shpirt të lirë si i juaji. Hendeku dhe pakënaqësia e partnerit janë të dukshme, por do t’i kaloni.

Binjakët
Të përkëdhelur nga Dielli dhe Neptuni, do të ndiheni të mbrojtur dhe do të keni nxitje për të dhënë më shumë. Do të jeni të frymëzuar dhe plot ide. Hëna do të bëjë që të jeni të ndjeshëm dhe të qëndrueshëm, të lumtur në çift dhe shumë pozitivë.

Gaforrja
Hëna është e zbehtë, ndërsa planetët përreth saj vënë theksin te shtëpia dhe burimet për ta zbukuruar atë. Në qendër të mendimeve tuaja keni familjen. Do të gëzoheni ndërsa do të takoni disa kolegë tuaj, ndërsa shijoni ditën e pushimit.

Luani
Hëna nuk ju sheh drejtë, por e bën këtë pa të keq, por thjesht për të futur pak xhelozi që i zbut partnerët. Dielli-Mërkuri-Neptuni në një pozicion të mrekullueshëm, ju bën të keni frymëzim romantik dhe të flisni e të lexoni për dashurinë.

Virgjëresha
Do jetë një ditë shumë e qetë dhe paqësore, e dobishme për ata që kanë punë të ngutshme për të bërë ose që duhet të bëjnë punime në shtëpi. Sot është i rëndësishëm edhe kontakti fizik. Me një ledhatim shprehni të gjithë thellësinë e ndjenjës.

Peshorja
Sot do të shkoni kaq mirë me partnerin dhe kjo do të përjetoni vetëm momente të lumtura. Shumë dashuri dhe përkëdhelje në horizont. Gjithashtu, të qetë me miqtë dhe të afërmit, gjeni pak kohë të lirë për të kaluar kohë në natyrë.

Akrepi
Hëna përballë shenjës suaj është gjithmonë një burim keqkuptimesh dhe dhimbje koke, sidomos për ata që kanë pushtet ose për ata që duan të marrin pushtet. Një marrëdhënie pune po fillon që t’ju shtrëngojë, ndaj keni nevojë për të nxjerrë në pah cilësitë tuaja.

Shigjetari
Hëna është në harmoni me shenjën tuaj dhe trinomi Diell-Mërkur-Neptun, me të cilët keni marrëdhënie të mira. Shfrytëzojini pikat tuaja të forta. Me miqtë keni mirëkuptim të përkryer, ndaj kur dikush ju këshillon dëgjojeni me kënaqësi.

Bricjapi
Sot keni mendje të turbullt, të zhytur mes fantazive të parealizueshme dhe projekteve të cunguara. Nëse kërkoni gjëra dhe është mirë që e bëni, mbështetja nuk do t’ju mungojnë. Ajo që mungon sot është në veçanti dëshira të hyrë në lojë, duke shfrytëzuar kapacitetet tuaja.

Ujori
Hëna ju bën të ndiheni të sigurt, të mbështetur nga Dielli, Mërkuri dhe Neptuni. Do të shfaqni prova të mëdha miqësie dhe idealesh të përbashkëta me të njohurit. Do të tregoni gatishmëri drejt një kolegu, i cili po kalon një fazë të vështirë. E dini që vepra do t’ju shpërblehet.

Peshqit
Edhe sot duhet të punoni, ndaj bëni mirë të qetësoheni dhe të fokusoheni te projekti që keni në dorë. Planifikimi i mirë është shpirti i punës, sidomos kur ju duhet të merreni me çështje praktike dhe për t’i përmbledhur: të mërzitshme.