Horoskopi i datës 12 nëntor 2019

Dashi
Do të nxiteni të bashkoni idetë dhe energjitë me ato të personave që janë në të njëjtën lartësi mendimesh me ju. Do të arrini shumë lart. Në fushën e dashurisë keni shumë mundësi, merreni në konsideratë, nuk do të pendoheni. Paraqitet një periudhë e shkëlqyer!

Demi
Të mbështetur nga Hëna, dita do të jetë ogurmirë në profesion dhe nismat personale. Mund të mbështeteni tek ide të qarta. Çfarëdolloj propozimi që të bëni, do të ecë lehtësisht përpara për të pasur sukses. Më në fund, lindi dielli edhe për ju!

Binjakët
Strategjitë pak komplekse dhe pak të paqarta që po vini në zbatim nuk do të jenë efikase dhe pa një linjë veprimi konkret. Me Venusin dhe Marsin armiqësor qëndroni larg flirtimeve që i bëni thjesht për inat.

Gaforrja
Me Saturnit që ju mbështet do të keni të bëni më shumë me kënaqësinë sesa me punën. Do t’i zgjidhni çështjet e përditshmërisë me efikasitetin që ju karakterizon. Në çështjet e dashurisë, do të keni një luftë të brendshme midis dëshirës për t’u shmangur dhe nevojës për siguri.

Luani
Merrini vendimet duke ruajtur ekuilibrin dhe duke shmangur reagimet gjaknxehta. Duhet patjetër të tregoheni të kujdesshëm. Nëse do t’ia lejoni, një familjar do të jetë i lumtur t’ju ndihmojë. Mos e lënë t’ju ikë kjo mundësi.

Virgjëresha
Pozicionimi i Jupiterin ndaj Hënës bën që gjatë kësaj dite të mos jeni në humor shumë të mirë si dhe të jeni pak të shpërqendruar. Prandaj mos u nxitoni dhe veproni me qetësi. Do të duhet pak kohë para se të zgjidhen të gjitha.

Peshorja
Hëna krijon një premisë të shkëlqyer për anën profesionale. Intuitat e çastit do të bashkohen me aftësinë për të konkretizuar projektet. Do të vëzhgoni me vëmendje sjelljen e një personi që kërkon t’ju bëjë të besoni se është çfarë nuk është në të vërtetë.

Akrepi
Nëse Venusi ju jep sharm, Marsi do t’ju dhurojë energji dhe reflekse si fizike, ashtu edhe mendore. Pra, jeni në formë të shkëlqyer. Do të shfrytëzoni mundësitë që ju janë dhënë papritmas nga Urani, me ritme shumë të shpejta.

Shigjetari
Duhet të përballeni me një ndryshim të paparashikuar, që ndoshta në një moment të dytë do të dalë se është më fitimprurës se sa mendonit. Duke qenë shumë të ndjeshëm, do të doni të rrethoheni nga gjëra dhe persona që ju kujtojnë kohë të kaluara.

Bricjapi
Me Saturnin kundra, dashuria do t’ju godasë në mënyrë të parezistueshme, thellësisht, ndoshta edhe pak në mënyrë të mistershme, por e sigurt që do të jetë një përvojë e këndshme. Në punë bëni bilancin dhe verifikoni nëse jeni duke bërë atë që doni. Kërkoni gjithmonë për më mire!

Ujori
Nëse në punë dikush do t’ju impononte këndvështrimin e vet pa marrë parasysh kërkesat tuaja, mos qëndroni të heshtur, por ngrini zërin! Do të jeni konstruktiv dhe entuziast, me ndikimin e Mërkurit, që do të marrë inkurajimet e nevojshme nga Saturni.

Peshqit
Urani do ta bllokojë disi ndikimin e Hënës dhe kështu do të lëvizni pak me vështirësi. Ndërkaq, nuk do t’ju mungojë rezistenca dhe pozitiviteti. Do të merrni në dorë një çështje që ka ngecur dhe do t’i jepni zgjidhje me një ndërhyrje të zgjuar dhe të ekuilibruar.