Histori rozë mes sportistësh, njihuni me volejbollisten që është fejuar me ish-futbollistin e Tiranës

Ata nuk janë një nga çiftet më të përfolur të showbiz-it, por dashuria që kanë për njëri-tjetrin është e veçantë, ndaj nuk hezitojnë ta shfaqin në profilet e tyre përkatëse në rrjetet sociale. Kjo duket nga fotografitë që Olsi Teqja dhe Sara Shehu publikojnë shpesh. Sara është volejbolliste e Partizanit prej kohësh tashmë. Së fundmi ajo ka shkuar me pushime bashkë me partnerin e saj Olsi Teqja, ish-futbollist i Tiranës, i cili aktualisht luan me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoni.