Stil

Guxoni si Kiara Tito, vetëm ky element ju duhet për të plotësuar ‘look-un’ tuaj këtë verë

buy Lyrica online ireland Një nga trendet kryesore që sollën stilistët më të njohur ndërkombëtarë për këtë sezon vere, ishte ajo e ngjyrave neon rozë, portokalli apo jeshile. Të shumtë kanë qenë personazhet publikë të cilët kanë guxuar me këto tonalitete të ndezura në evente apo dalje publike të ndryshme. Një prej tyre është dhe moderatorja e njohur, Kiara Tito. Nëse do të shihni me vëmendjen postimet e saj në llogarinë në ‘Instagram’, do të dalloni se çdo ‘look’ i Kiarës ka në vetvete një element të ngjyrave neon.

buy lasix online with mastercard Kiara-2

Nga çantat e vogla, bluzat e ndryshme, fustanet e përditshmërisë apo ato të veshura në dalje publike, Kiara ka zgjedhur gjithmonë ngjyrën jeshile fosforishente, duke siguruar kështu vemendjen maksimale të të gjithëve.

Kiara-3

Në fakt Tito ka arritur të duket shumë tërheqëse dhe e ëmbël teksa ka veshur këto ngjyra, duke iu përshtatur dhe temperaturave të larta të verës. Shpesh herë ajo është komplimentuar edhe nga ndjekësit e saj për shkak të imazhit të kuruar që është shfaqur gjithmonë.

Kiara-4

Kujtojmë se disa javë më parë Kiara u rikthye pranë teleshikuesve në sezonin e dytë të programit ‘Doktor Plastik’, i cili trajton ndërhyrje të ndryshme estetike dhe mjekësore në ekranin e ‘Tv Klan’./revistawho.com