Gruaja e Sinan Hoxhës fotografohet në pozicion të keq, si reagoi këngëtari

Këngëtari i njohur Sinan Hoxha ishte i ftuar në festën e 15-vjetorit të “Top Channel”, që përkoi me party-n e fundvitit që organizohet çdo vit në muajin dhjetor në Tiranë. Këngëtari nuk e fshehu që ka qenë është fans i televizionit “Top Channel” duke performuar këngët e tij të njohura, por edhe duke shijuar festën në prani të bashkëshortes prej një viti Andrra Destanit. Çifti ishin ulur në një kënd intim duke shijuar pijet dhe atmosferën e krijuar me stafin e madh të “Top Channel”. Kjo është nga daljet e para të bashkëshortes 23 vjeçare të artistit, gjashtë muaj pasi solli në jetë djalin e tyre, Ansi. Përveç pak kilogramëve që ka marrë pas lindjes, Andrra duket shumë e bukur dhe e freskët, duke shijuar darkën mes figurave publike të televizonit. Por gjithmonë në festa pas mesnate të gjithë dalin pak nga kontrolli nga shijimi i alkoolit apo muzikës, por mesa shohim nga fotot ky nuk është rasti i gruas së Sinanit. Mbase fustani që kishte veshur nuk ishte zgjedhja e duhur, përderisa asaj i janë dukur të brendshmet, ndërsa qëndronte e ulur në kolltuk. Paparaci e ka fotografuar në këtë pozicion të keq Andrrën, ndërsa ajo rrinte normalisht dhe merrej me celularin. Por mesa duket kjo gjë nuk i ka shpëtuar këngëtarit, i cili pasi ia ka thënë në vesh të ketë kujdes me fustanin e shkurtër, është kujdesur t’i mbulojë dhe dekoldenë nuses së tij. Sinani dhe Andrra u martuan vitin e kaluar gjatë një dasme të ideuar në tri ceremoni madhështore.