Gruaja e Granit Xhakës tregon barkun e rrumbullakosur

Ajo është disa muajshe shtatzënë, ndërsa vetëm tani çifti i famshëm Leonita Lekaj e Granit Xhaka, ia bënë me dije publikut se po presin fëmijë.

Granit-Xhaka-2

Çifti që jetojnë në Britani të Madhe për shkak të angazhimit të Xhakës në Arsenal, janë martuar një vit më parë, ndërsa tani po bekohen me një fëmijë. Lajmin se janë në pritje të ëmbël e dhanë para ca ditësh, duke mos dhënë detaje për gjininë e bebes, ndërsa Leonita, deri më tani nuk ka zbuluar as edhe një fotografi.

Granit-Xhaka-3

Por sot, ajo ka publikuar një imazh ku shfaqet me barkun e fryrë, ndërsa shprehja e fytyrës së saj, e tregon që ajo është më se e lumtur që po bëhet nënë, shkruan Prive.