Grabitet shtëpia e aktores turke Bade Iscil

Shtëpia e aktores së njohur turke Bade Iscil është vjedhur nga 3 hajdutë të cilët kanë marrë televizorin, laptopin, kompjuterin, video kamerën, unaza diamanti, ora dhe sende të tjera me vlerë. Hajdutët janë identifikuar dhe njëri prej tyre ishte shofer taksie. Të tre janë arrestuar dhe pritet vendimi i gjykatës. Policia ka arritur të gjejë sendet me vlerë të aktores. Ato ishin vënë në shitje ndërkohë që televizori nuk është gjetur ende./Lapsi.al