Goditet rrjeti i prostitucionit me vajza e transeksualë, shqiptari bënte lidhjen me klientët nga Call Center në Spanjë

Shkatërrohet në Itali një rrjet që funksiononte si biznes i mirëorganizuar për shfrytëzimin e prostitucionit, ndërkohë që klientela gjëndej edhe me Call Center, baza e së cilës ishte në Spanjë. 

Media italiane shkruan se Call Center me bazë në Spanjë që drejtohej nga një shtetas shqiptar bënte seleksionimin e vajzave dhe transeksualëve në bazë të vendodhjes së klientëve që telefonin.

Operacioni është finalizuar nga Policia e Peskarës, ndërkohë që rrjeti kishte kohë që mbahej nën mbikeqyrje.

Sipas policisë, pesë persona janë arrestuar dhe në kërkim janë dy femra, një shqiptare dhe një shtetase rumune, që dyshohet se ishin edhe drejtueset e aktivitetit.

Hetimet nisën në vitin 2017, kohë kur kishte sinjalizime se ishte ngritur një rrjet shfrytëzimi prostitucioni, ku shfrytezoheshin vajza e transeksualë, me kombësi të huaj e kryesisht shqiptarë, rumunë dhe amerikano jugore.

Në bazë të kontratës që kishin me personat qe i kishin “punesuar” ushtronin prostitucion  në qytete të ndryshme italiane dhe u jepnin shfrytëzuesve 400 euro në javë ose 40-50 % të fitimeve të tyre.

Per fitime më të shumta, nese ishin të interesuar, atyre u sigurohej edhe reklamë në portale të ndryshme, por duhet të paguanin edhe 160-200 euro më shumë në javë.

Hetimet zbuluan se telefonatat dhe kontaktet me klientët i realizonte një call center baza e të cilës ishte në Spanjë dhe administrohej nga një shqiptar, i cili është shpallur në kërkim.