FOTOT/ Bie bora e parë për këtë vit, ja vendet që zbardhi në Shqipëri. ARRSH: Kujdes makinat që kalojnë në këtë aks

Kanë filluar edhe reshjet e para të borës për këtë vit në Shqipëri.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga SHMU, ARRSH, tregojnë se si ka shtruar flokët e parë dëbora. Përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.

“Sapo filluan reshjet, u morrën menjëherë masat e para ‍të mirëmbajtjes dimërore nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. ⚠️Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit ✳️”, raporton ARRSH.

Bora-2 Bora-3 Bora-4 Bora-5 Bora-6 Bora-7 Bora-8