FOTO/Modelja e njohur i jep fund beqarisë, ja pamjet nga dasma madhështore

Modelja e Victoria’s Secret, Devon Windsor i ka dhënë fund beqarisë me të dashurin e saj, Johnny Dex Barbara.

Devon-Windsor-2

Dasma u bë në ishujt Bahamas u cilësua nga të ftuarit dhe mediat e huaja si madhështore. Në të morën pjesë edhe të ftuar VIP, mes tyre nuk munguan ‘engjujt’ e  Victoria’s Secret.

Devon-Windsor-3

Fustani i nusërisë ishte i gjithi prej tyli dhe me qëndisje, çka e bënte Devon të dukej tepër elegante dhe sensuale. Ndërsa flokët ishin të lëshuara dhe grimi ishte shumë natyral dhe i thjeshtë.

Devon-Windsor-4

Muajin e mjaltit çifti po e shijon në St.Barts. modelja ka postuar foto në rrjetet sociale ku shihet me rrobabanjo të bardha në të cilën shkruhej mbiemri i bashkëshortit të saj.

Devon-Windsor-5 Devon-Windsor-6 Devon-Windsor-7 Devon-Windsor-8 Devon-Windsor-9 Devon-Windsor-10 Devon-Windsor-11