FOTO/ Luana Vjollca merr hapin e madh në lidhjen e saj, fejohet me Krenar Çoçajn

Jeta personale e moderatores, Luana Vjollca është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Dhe as këtë herë gazetarëve nuk u ka shpëtuar një detaj tek Luana.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, ajo shihet me një unazë në gishtin e martesës.

Luana-2

Kjo menjëherë ka ngritur dyshimet se moderatorja e ka çuar marrëdhënien e saj me Krenar Çoçajn në një tjetër nivel.

Çifti, në një lidhje prej shumë kohësh, duket se janë fejuar me njëri-tjetrin.

Por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Luana në lidhje me këtë thashethem të fundit që po qarkullon mbi jetën e saj.

Ndërkohë në foton e publikuar, ajo duket shumë tërheqëse ndërsa ka ekspozuar edhe dekoltenë e saj.