Foto Instagrami Vs Foto Paparazzi/ Kylie Jenner duket e bukur njësoj

Kylie Jenner festoi ditëlindjen e saj të 22-të disa ditë më parë në Itali dhe siç mund ta mendoni fotot në ‘Instagram-in’ e saj nuk kanë munguar. Së fundmi ajo ka publikuar disa foto ku shfaqet me Stormi-n në krahë të veshura me të njëjtin fustan, shkruan Who.

Kylie-2

Mirëpo, pranë saj kanë qenë dhe paparacët, të cilët nuk e kanë lënë këtë moment t’i shpëtojë. Sipas ‘Cosmopolitan’, fotot e paedituara të Kylie-t duken po aq bukur sa dhe ato në ‘Instagram’, format e trupit njësoj dhe ‘make up-i’ perfekt.

Kylie-1

E gjithë familja e Kylie-t akuzohet shpeshherë për ‘photoshop’ të dështuar, por siç mund ta shikoni dhe vetë ajo personalisht duket njësoj dhe në jetën reale.