Foto e DiCaprios i goditur nga një top po bën xhiron e rrjetit

Leonardo DiCaprio u godit nga një top ndërsa ishte duke luajtur volejboll në plazh dhe fotoja qesharake po bën xhiron e botës.

Leo-2

Fituesi i çmimit “Oscar” po kalon disa ditë pushimi në Malibu në shoqëri të miqve të tij, por gjatë një ndeshjeje volejbolli ai u bë viktimë e një incidenti të vogël, fatmirësisht pa pasoja për aktorin e famshëm.

Këngëtari Robin Thicke e kapi pa mendje aktorin duke e goditur në fytyrë me top, moment ky i fotografuar nga paparacët.