Flirtoi në mesnatë me modelen seksi, Ronaldo në krizë me Georginën

I vënë përballë akuzave se i ka dërguar një breshëri mesazhesh në orët e vona të natës modeles joshëse Rhian Sugden, Cristiano Ronaldo është parë disi i ndrydhur, kur mbërriti në plazhet e Marbellas të dielën, teksa shoqëronte të dashurën e tij, Georgina Rodriguez. Ylli 32-vjeçar i Realit të Madridit ishte atje për të festuar 24-vjetorin e lindjes së Georginës, ndërkohë që u fotografua duke i hedhur njërin krah mbi shpinë, si për të parandaluar përçarjen e çiftit. Cristiano është fotografuar nga shumë afër duke i bërë gjestin mbrojtës të dashurës së tij, e cila në nëntor 2017 solli në jetë fëmijën e tij të katërt, dhe të parin e çiftit. Megjithatë, Georgina nuk u duk e gëzuar, siç duhej të ishte në një festë ditëlindjeje të saj, por disi e ngrysur, qëndrim që është komentuar si krizë mes tyre. Ish-punonjësja e “Gucci”-t, e cila u takua për herë të parë me futbollistin e famshëm në një shfaqje të “Dolce & Gabbana”-s në vitin 2016, sërish dukej në formë sa i përket stilit të veshjes. Veç Alanës, vajzës më të fundit me Georginës, Cristiano është baba edhe i Cristiano Jr., 7 vjeç, që mendohet të jetë sjellë në jetë nga një nënë surrogate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe e binjakëve Eva e Mateo, të lindur në një spital amerikan e më pas të sjellë në Madrid, ku jetojnë me nënën birësuese.