Festë madhështore në vilën e Amarda Toskës, Sia mbush 1 vjeç

Edhe pse Sia mbushi 1 vjeç në datën 12 mars, festa e ditëlindjes është organizuar ditën e djeshme.

Amarda-Toska-2

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi e shndërruan vilën e tyre në një ambient super festiv, të mbushur me tullumbace shumëngjyrëshe dhe plot me fëmijë që gëzonin për lojërat e organizuara nga çifti. Çdo gjë duket se ka qenë e menduar në detaje, duke filluar nga torta, e deri tek zbukurimet e personalizuara.

Amarda-Toska-3

Sia është vetëm 1 vjeç dhe ndoshta nuk e ka shijuar siç duhet festën, por për vëllanë e saj dhe të gjithë fëmijët e tjerë të pranishëm duket se ka ndodhur e kundërta. Nga postimet e Amardës në ‘Instastory’ mund të shohim se atmosfera ka qenë shumë e bukur, ku ngjyra rozë mbizotëronte kudo, shkruan Who.