Fejohet Stresi, momenti i shkëmbimit të unazave me komshien

Stresi-2

“Ndjenjë shumë e veçantë, s’mund ta përshkruaj. S’kam fjalë”, ishte ky statusi që reperi Arkimed Lushaj (Stresi) ndau me miqtë pak minuta më pare në Instagram. Fjalët e zemrës i ka shoqëruar me foton private, ku shfaqet duke shkëmbyer unazat e fejesës me vajzën nga Tirana, që i ka rrëmbyer zemrën, Keisin. Reperi 31 vjeçar i jep kështu fund beqarisë me komshien e tij mjaft simpatike, e cila ndjek studimet e larta në Kanada. Në një intervistë ekskluzive për kopertinën e revistës e “Story”, Stresi rrëfeu se tashmë ka planifikuar ceremoninë e dasmës private në ishullin grek, Santorini.