Faton Shoshi i çmend të gjithë me jetën që bën, mes femrave si Dan Bilzerian

Menaxheri i suksesshëm nga Kosova, Faton Shoshi tashmë ka deklaruar mbylljen e bashkëpunimit dhe historisë me Era Istrefin. Menaxheri që e çoi Erën shumë lart në karrierë duke e bërë të njohur në botë, pas ndarjes po shijon jetën e bukur të beqarit. Ai shpesh shihet në shoqërinë e mikeshave të tij të bukura me të cilat argëtohet në jetën e natës. Në këtë foto të fundit të shkrepur në Prishtinë, mes vajzave që e rrethojnë shihen Vildane Zeneli e Anxhelina Hadërgjonaj. Mos komentuesve njëri prej tyre i thotë: “Je bërë si Dan Bilzeriani”, i njohur për jetën mes shumë femrave të bukura, për të cilat shpenzon para në këmbim të qejfit.