Fatmir Sufa: Orgji në klipe, por dhe në jetë, ju rrëfej për femrat VIP që bien në dorën time

Fatmir Sufa është reperi që ka arritur shifrën 1 milionë fansave që në projektin e parë, pasi ai në klipet e tij bën lojra erotike si mbreti ndërkombëtar i Instagramit, Dan Bilzerian. Pas “Cak Pak Hopa-Hopa” apo “Jeta Osh Qef”, këngëtari 22-vjeçar me origjinë nga Didra ka publikuar klipin e fundit “Show” me praninë e 40 vajzave balerina e modele. Për revistën “Story”, Sufa rrëfen orgjitë në klipe dhe në jetë, dhe arsyen pse këngëtarët bëhen feministë gjatë viteve kulminante të karrierës.

Si titullohet klipi i fundit, dhe sa është numri i femrave që kanë marrë pjesë në klipin tënd të ri?
Klipi im i fundit titullohet “Show” dhe është në bashkëpunim me dy këngëtarë shumë të njohur nga Bullgaria, Silver& Jamaikata. Numri i vajzave që kanë marrë pjesë në klip shkon rreth 40.
40 vajza në lëvizje erotike me njëra-tjetrën kanë bërë përshtypje në klipin tënd. Cila ishin kriteret e përzgjedhjes se tyre?
Pjesa më e madhe e vajzave janë modele dhe balerina.
Klipi jep idenë e orgjisë, është kjo jeta jote seksuale edhe në jetën reale?
Deri diku po.
Prani e shumë femrave të kanë shndërruar në fenomen në tregun e muzikës, pra në këtë mënyrë mund të tërheqësh më shumë vëmendjen e fansave dhe të marrësh më shumë like?
Po.
Pse ke zgjedhur shfrenimin në muzikë, pra nuk të shkon në mendje të bësh klipe romantike ku t’ia shprehësh dashurinë vetëm një femre?
Kjo do të ndodhë në projektin e rradhës.
Si pjesë e botës së reperave, cili nga më të paguarit e momentit në Shqipëri mendon se është më feministi në kuptimin e plotë të fjalës?
Feministë bëhen nga pak të gjithë se kështu e do loja…
Kur të sheh në klipe rrethuar nga shumë vajza dukesh si një i djalë pangopur me seksin e brishtë. Nëse figurantet do të duhej të ishin të famshme, a mund të na bësh listën e vajzave VIP që mund t’i bësh bashkë në klipin tënd?
Femrat VIP thuajse shumica prej tyre janë në “dorën time”, pasi i kam ndihmuar për të rritur faqet e tyre në Instagram.