Fadil Berisha ndan videon kur fotografonte Kendall Jenner

Fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha ka ndarë së fundmi në llogarinë në ‘Instagram’ disa momente nga puna e tij pranë familjes Kardashian-Jenner. Ai ka zbuluar me anë të këtyre pamjeve se si ka qenë bashkëpunimi me yjet e familjes më të famshme dhe të komentuar të momentit. Në të shihet se si Kendall pozon para aparatit të Berishës shumë vite më parë, teksa ndjek dhe këshillat e tij.

Berisha e ka ripublikuar këtë video nga faqja zyrtare e ‘KeepingUpWithTheKardashians’, në të cilën Kim dhe Kendall duken shumë më të vogla. Me siguri në të ardhmen nuk do të ishte aspak çudi që i gjithë klani ‘Kardashian-Jenner’ të pozojë sërish para aparatit të profesionistit shqiptar, Fadil Berisha.

View this post on Instagram

#Repost @kuwtk with @get_repost ・・・ Pre-supermodel Kenny is a vibe #FashionWeekatE #NYFW

A post shared by Fadil Berisha Photography (@fadilberishaphotography) on

revistawho.com